‘Sekuestrohen 182 kg marihuanë’, Sveçla: Mbesim të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve

Aktuale

‘Sekuestrohen 182 kg marihuanë’, Sveçla: Mbesim të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 11:02
Xhelal Sveçla

Pas operacionit policor ku u sekuestruan 182 kilogramë marihunë, ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka shkruar se mbeten të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve dhe sigurinë e vendit.

“Edhe një sukses i Policisë së Kosovës mbrëmë, që rezultoi me sekuestrimin e 182 kilogramëve marihuanë në vlerë prej 400 mijë eurosh, që po transportohej nga Serbia për Kosovë. Mbesim të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve tanë dhe sigurinë e vendit tonë” shkruan Sveçla.

Reagimi i plotë:

Edhe një sukses i Policisë së Kosovës mbrëmë, që rezultoi me sekuestrimin e 182 kilogramëve marihuanë në vlerë prej 400 mijë eurosh, që po transportohej nga Serbia për Kosovë.

Mbesim të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cënon jetën e qytetarëve tanë dhe sigurinë e vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat