“Të mirëpres në Shqipëri mik!”, Duka takohet me Glauk Konjufcën

Aktuale

“Të mirëpres në Shqipëri mik!”, Duka takohet me Glauk Konjufcën

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) njëherit edhe zëvendës-presidenti i UEFA-s, Armand Duka po qëndron sot për një vizitë në Kosovë.

Së bashku me homologun e tij në Kosovë, presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademin, Duka u takua me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, raporton KosovaPress.

Konjufca e ka ftuar Dukën për një takim zyrtar, të cilin presidenti i FSHF-së e cilësoi edhe miqësor, për ta uruar me rastin e zgjedhjes si zëvendës-president i UEFA-s.

“Nisa ditën sot me një takim zyrtar, por që mund të quhet edhe miqësor për pritjen e përzemërt që Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca më bëri. I shoqëruar nga miku im Agimi Ademi, padyshim që fokusi ishte në zhvillimin e futbollit në Kosovë, mbështetjen që qeveria e shtetit të Kosovës i jep futbollit, duke u ndalur edhe te bashkëpunimet e mëtejshme në projekte dhe politika konkrete mes dy federatave”, shkroi Duka në “Facebook”.

“alënderoj z .Konjufca, jo vetëm për ftesën, por edhe për urimet me rastin e zgjedhjes sime si Zv.President i UEFA dhe vlerësimet për paraqitjen e kombëtares. Të mirëpres në Shqipëri mik!”, shkroi më tej Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat