Alivanoset një minator grevist në Trepçë

Aktuale

Alivanoset një minator grevist në Trepçë

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 13:43
Minatori

Është alivanosur një minator në Trepçë mëngjesin e së mërkurës, derisa po qëndronte në grevë në minierën Horizonti 10, në 800 metra thellësi.

Gazetarja e cila e ka përcjellë nga afër këtë moment, tha se minatorët kanë kërkuar që të mos identifikohet i alivanosuri në mënyrë që të mos shkaktohet panik tek familjarët e tij.

Gjendja shëndetësore edhe e disa minatorëve tjerë është keqësuar në ditën e dytë të grevës.

Ata po qëndrojnë duke kërkuar përmirësimin e disa kushteve për punë dhe shkarkimin e Kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat