Sindikata e Minatorëve: Greva vazhdon deri në plotësimin e kërkesave tona

Aktuale

Sindikata e Minatorëve: Greva vazhdon deri në plotësimin e kërkesave tona

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 19:16
Trepça

Fevzi Ademi nga Sindikata e Minatorëve ka deklaruar se greva e urisë e minatorëve të Trepçës do të vazhdojë deri në plotësimin e tri kërkesave të tyre.

Ai, në emisionin “Five”, tha se kërkesa e parë është që të mos ketë më vonesa në pagesa, të shkarkohet menaxheri i ndërmarrjes Trepça dhe pika e tretë sigurimi shëndetësor dhe plotësimi i kushteve për punë.

Është ekzekutuar pjesa e mbetur e pagës sot, mirëpo aty me kërkesat që kanë dalë nga grevistët minatorë, janë tri kërkesa. Pagat të mos ketë vonesa në vazhdim… pika e dytë lirimi nga detyra i menaxherit të ndërmarrjes dhe pika e tretë sigurimi shëndetësor dhe plotësimi i kushteve”, tha ai.

Ademi tha se situata shëndetësore e minatorëve është duke u rënduar.

“Kemi hyrë në orën e 38 të grevës, gjendja po shkon duke u rënduar, i kemi pasur dy raste të alivanosjes që janë dërguar në QKMF apo emergjencë në Mitrovicë. Mbi 70 minatorë kanë kërkuar mjekësore, kanë pasur kokëdhimbje e skuqje të syve… Ata po qëndrojnë në horizotnin e 10-të. Minatorët janë të vendosur që grevën ta vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre, të cilat janë minimale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat