Çfarë po shkatërron islami në Kosovë? – Ja ç’thotë Saim Tahiraj nga lëvizja për braktisjen e islamit

Aktuale

Çfarë po shkatërron islami në Kosovë? – Ja ç’thotë Saim Tahiraj nga lëvizja për braktisjen e islamit

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 07:54
Saim Tahiraj

Saim Tahiraj nga lëvizja për braktisjen e islamit ka sqaruar se lëvizja e tyre nuk është anti islamike dhe nuk ka të bëjë me urrejtje fetare.

Ai tutje sqaroi që duke i parë siç tha gjithë ato deformime në fenë islame në Kosovë dhe duke mos duruar këtë gjendje kanë deklaruar që më nuk mund të jenë në këtë fe.

“Unë jam rrit në një familje me islam tradicional, nuk mund të kem urrejtje ndaj familjes ime por kjo është një revoltë ndaj asaj që po e shkatërron identitetin tonë.

Tahiraj tha po ashtu se nuk e kupton pse kjo revoltë dhe pse po i quajnë titistë. “Në vitin 1981 mua titizmi më ka largu nga shkolla dhe e ka formu bashkësinë islame të Kosovës”, thaTahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat