Lajçak para takimeve në Bruksel: Nuk negociojmë në mënyrën “merre ose lëre”

Aktuale

Lajçak para takimeve në Bruksel: Nuk negociojmë në mënyrën “merre ose lëre”

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 14:11
Miroslav Lajçak

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosov-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve ka folur ekskluzivisht për Kanal10 dhe gazetarin Kushtrim Sadiku duke thënë se nuk negociojnë në mënyren “merre ose lëre”.

Ai foli rreth pritshmërive të tij lidhur me takimin e sotëm në Bruksel duke thënë se Lajçak tha se ka pritje të larta.

“Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, tha Lajçak.

Tutje ai tha se presin edhe implementimin e marrëveshjes. I pyetur nga gazetari  nëse është dita e një dokumenti për marrëveshjen “merre ose lëje”, Lajçak tha se nuk negociojnë në atë mënyrë. “Ne nuk negociojme më mënyrën “Merre ose lëre, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat