Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, reagon Rama: Pranimi propozimit të BE nga Kosova, moment kyç. Udhëheqësit të tregojnë lidership

Aktuale

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, reagon Rama: Pranimi propozimit të BE nga Kosova, moment kyç. Udhëheqësit të tregojnë lidership

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 16:10
Kurti- Borrell

Kryeministri Edi Rama reagoi pas takimi midis kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë dhe përgëzoi kreun e qeverisë së Kosovës për pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një reagim në X, Rama shkruan se Kurti dhe Vuçiç, duhet të demonstrojnë lidership për të zbatuar Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.

“Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese.

Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat