Takimet e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, Sopjani: Porosi e qartë për rifillimin e bisedimeve

Aktuale

Takimet e Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, Sopjani: Porosi e qartë për rifillimin e bisedimeve

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 17:43
Shkelzen Sopjani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takuan me udhëheqësit evropianë në margjina të një samiti të BE-së në Bruksel, por takimi përfundoi pa deklarata zyrtare nga liderët e dy vendeve.

Avokati Shkelzen Sopjani, ka theksuar se takimi tregoi gatishmërinë për rifillimin e bisedimeve dhe se porosia më e qartë qe e përmbante ishte se alternativa e vetme për zgjidhjen e çështjeve midis Kosovës dhe Serbisë është dialogu.

“Mesazhi të paktën ke që po rikthehemi në tavolinën e bisedimeve, do të thotë bisedimet po rifillojnë prapë, formati i bisedimeve se cili do të jetë mbetet të shihet të pakën unë nuk pash që pat ndonjë prononcim apo porosi përveç që u përshëndet gatishmëri që të rifillojë procesi i bisedimeve  dhe të paktën u tregu porosia më e qartë që nuk alternativë  tjetër përveç bisedimeve”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai ka thënë pesëshja diplomate nuk kanë pasur kohë për takime të gjata Kurtin e Vuçiqin, por “edhe vullnet për të dëgjuar shumë arsyetime sa i përket çështjeve për të cilat është diskutuar”.

“Është marrë një porosi e qartë që alternativa janë bisedimet dhe vetëm bisedimet nuk janë të gatshëm edhe për arsyetime e prolongime të mëtutjeshme të procesit”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, nuk është pala kosovare ajo që ka qenë penguese në këtë proces, por qysh nga viti 2013, Serbia ka qenë dhe ka vepruar si pala penguese.

“Nuk ka qenë pala kosovare ajo që ka qenë penguese në këtë proces, prej 2013-tës e tutje ka qenë Serbia ajo që është shitur dhe është dukur si konstruktive e që është pala penguese”, ka thënë Sopjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat