Kurti shpreh ngushëllime për viktimat në Maine dhe mbështet zbatimin e ligjit

Aktuale

Kurti shpreh ngushëllime për viktimat në Maine dhe mbështet zbatimin e ligjit

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 11:34
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të sulmit me armë në SHBA dhe mbështet zbatimin e ligjit në këtë ngjarje tragjike.

Në shtetin verilindor të Maine, në Shtetet e Bashkuara, një ngjarje tragjike ka tronditur banorët dhe ka shkaktuar frikë të madhe.

Banorë të këtij shteti kanë qëndruar në shtëpitë e tyre për një natë të dytë të enjten, pasi qindra policë të armatosur rëndë dhe agjentë të FBI-së kanë kërkuar intensivisht për të kapur Robert Card-in, një rezervist të ushtrisë që dyshohet se ka kryer sulmin e armatosur, ku kishin mbetur të vdekur 18 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Në lidhje me këtë ngjarje tragjike, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tij me banorët e Maine.

Ai ka theksuar se Kosova qëndron në solidaritet me të prekurit nga ky ngjarje dhe ka thënë se mbështet zbatimin e ligjit dhe përpjekjet e autoriteteve për të kapur autorin e kësaj ngjarjeje.

“Me pikëllim të thellë dëgjova për të shtënat tragjike në Maine. Ne qëndrojmë në solidaritet me njerëzit e Maine, veçanërisht me familjet e viktimave dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë për zbatimin e ligjit, pasi ata punojnë me zell për të gjetur autorin dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Dhjetëra të vrarë nga të shtënat me armë në SHBA, i dyshuari në arrati
Policia është duke e kërkuar të dyshuarin dhe i ka urdhëruar banorët të strehohen.

I dyshuari është identifikuar nga policia si Robert Card, i cili ishte trajnuar si instruktor i armëve të zjarrit në qendrën stërvitore të Rezervës Ushtarake të SHBA-së në Maine.

Sipas një dokumenti të rishikuar nga Associated Press, i cili i ishte dërguar oficerëve të sundimit të ligjit, Cardi ishte shtrirë në një qendër të shëndetit mendor për dy javë në verën e vitit 2023.

Dokumenti nuk ka ofruar të dhëna specifike për tretmanin apo gjendjen e tij.

Në dokument, po ashtu, thuhej se Card kishte raportuar se po dëgjonte zëra dhe se kishte kërcënuar se do të shtinte me armë zjarri në bazën stërvitore ushtarake në Sako, Maine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat