Qeveria ndan 9 milionë euro për komunat e prekura nga vërshimet

Aktuale

Qeveria ndan 9 milionë euro për komunat e prekura nga vërshimet

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka ndarë nëntë milionë euro për subvencionimin e komunave të prekura nga vërshimet. Ministri i Financave, Punws dhe Transferve, Hekuran Murati tha se me urgjencë është mbështetja e ekonomive familjare dhe rimëkëmbja e tyre pas kësaj fatkeqësie natyrore.

Komunat e subvencionuara janë të prekura nga vërshimet në shtator të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti.

Murati: Nëntë milionë euro për rimëkëmbje nga vërshimet

“Nga tri kategoritë që janë të dëmtuara nga vërshimet që janë ekonomitë familjare, bujqësia si dhe bizneset kemi prioritizuar që fillimisht që me urgjencë të mbështesim ekonomive familjare, në mënyrë që mbështetja për ta për ta tejkaluar dhe për t’u rimëkëmbur nga fatkeqësia natyrore me të cilën janë ballafaquar të jetë e para në radhë. Për këtë qëllim ndajmë ose propozojmë me këtë vendim që të ndahen nëntë milionë euro, në mënyrë që të mbulohen ose të ofrohet ndihma financiare në vlerën prej 90 për qind në krahasim me dëmet e vlerësuara për secilën prej ekonomive familjare të ndikuara nga këto dy vërshime”, deklaroi ministri i Financave, Hekuran Murati.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar është emëruar edhe drejtori i ri i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ismail Dibrani do të jetë drejtor i burgjeve të Kosovës, me mandat katër vjeçar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se për këtë pozitë kanë aplikuar shtatë kandidatë, ndërkaq katër prej tyre kanë hyrë në listë të ngushtë.

Sveçla: Ismail Dibrani drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës

“Pas vlerësimit profesional nga Komisioni Shtetëror i Pranimit përmes testit me shkrim dhe intervistës, kandidatët fitues që janë vlerësuar mbi pragun 70 për qind të pikave janë: Ismail Dibrani dhe Ridvan Hoti. Në pajtim me dispozitat ligjore të Ligjit për Zyrtarët Publik dhe pas përzgjedhjes nga Ministria e Drejtësisë, propozojë emërimin e Ismail Dibrani, për pozitën drejtor i përgjithshëm në Shërbimin Korrektues, për një mandat katër-vjeçar”, deklaroi Sveçla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat