Basha flet për minatorët: Kanë pagat më të larta në rajon

Aktuale

Basha flet për minatorët: Kanë pagat më të larta në rajon

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 16:57
Dimal Basha

Përderisa tash e katër ditë minatorët e Trepçës janë në grevë, deputeti i VV-së, Dimal Basha ka dalë me një reagim drejtuar qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha ka thënë se është me rëndësi që qytetarët ta dijnë se “Trepça nuk ka pasur asnjëherë mbështetje se sa me Qeverinë Kurti”.

Ai ka shtuar se për dy vite, qeveria ka ndarë mbi 20 milionë euro për Trepçën.

Basha, duke shoqëruar postimin e tij edhe me fotografi ku sipas tij tregohen pagat e minatorëve, ka shtuar se minatorët e Trepçës i kanë pagat më të larta në rajon.

“Gjithashtu, minatorët në Trepçë kanë pagat më të larta në rajon, ku paga mesatare sillet 1,250 euro, derisa në Maqedoni paguhen 600 euro e në Shqipëri 585 euro,”- ka shkruar Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat