Deklarohet ShBA-ja pas takimeve të Kurtit e Vuçiqit me liderët evropianë - ja çka thotë

Aktuale

Deklarohet ShBA-ja pas takimeve të Kurtit e Vuçiqit me liderët evropianë - ja çka thotë

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 13:48
Foto nga takimi në Bruksel

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që urgjentisht dhe seriozisht të angazhohen për përmbushjen e obligimeve që dalin nga dialogu që po zhvillojnë.

“I mirëpresim takimet që janë mbajtur për të avancuar procesin e normalizimit”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe – me rastin e takimit të liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderë të shteteve anëtare të BE-së.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si e vetmja mënyrë që do të sigurojë marrëdhëniet e tyre paqësore dhe produktive dhe do të përmbushë aspiratat e tyre për anëtarësim në Union”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.

Mbrëmë, treshja evropiane, Scholz, Macron e Meloni, lëshuan një deklaratë të përbashkët pas takimeve që zhvilluan të enjten në Bruksel me Kurtin e Vuçiqin, ndaras.

Ata i kërkuan Kosovës themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbisë njohjen de-fakto të pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat