Policia njofton se do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi nga aeroporti në Prishtinë – shkak vizita e Ursula von der Leyen

Aktuale

Policia njofton se do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi nga aeroporti në Prishtinë – shkak vizita e Ursula von der Leyen

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 10:03
Ursula von der Leyen

Sot në Kosovë do të qëndrojë në një vizitë zyre presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Policia e Kosovës njofton se për gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vendin tonë.

Gjithashtu, policia njofton se në mesdite do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut nga aeroporti në drejtim të kryeqytetit.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës gjatë mesditës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit dhe afër objekteve shtetërore, si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Ursula von der Leyen prite të takohet me udhëheqësit e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat