“Në opozitë me sindikatat, në qeverisje shtypës të tyre”: Çitaku reagon për largimin e kryesindikalistit të minatorëve

Aktuale

“Në opozitë me sindikatat, në qeverisje shtypës të tyre”: Çitaku reagon për largimin e kryesindikalistit të minatorëve

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 16:29
Vlora Çitaku

Pas vendimit për largimin e përkohshëm nga puna të Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila e quajti “vendim jo vetëm të padrejtë” por tha se “shpërfaq brualisht hipokrizinë e partisë shtet” referuar partisë Vetëvendosje.

Reagimi i Çitakut:

Ndërmarrja Trepça paska marrë vendim që të largojë përkohësisht nga puna kryetarin e Sindikatës së Pavarur të minatorëve dhe katër anëtarë të tjerë.

Vendimet si ky jo vetëm që janë të padrejta, por edhe shpërfaqin brutalisht hipokrizinë e partisë shtet.

Në opozitë të majtë dhe me sindikata, në qeverisje shtypësit më të mëdhenjë të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat