Menaxhmenti i Trepçës i suspendon nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve dhe disa punëtorë

Aktuale

Menaxhmenti i Trepçës i suspendon nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve dhe disa punëtorë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 16:58
Minatoret

Menaxhmeti i ndërmarrjes Trepça e ka suspenduar nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Suspendimi do të vlejë deri në marrjen e vendimit nga Komisioni Disiplinor, thuhet në vendim.

Menaxhmenti i Trepçës i suspendon nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve dhe disa punëtorë

Menaxhmeti i ndërmarrjes Trepça e ka suspenduar nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Suspendimi do të vlejë deri në marrjen e vendimit nga Komisioni Disiplinor, thuhet në vendimin të cilin e ka siguruar media.

Së bashku me Januzin, nga puna janë larguar përkohësisht edhe Fevzi Ademi, Destan Kerleshi, Gani Osmani e Eset Meha.

Sipas arysetimit të vendimit, ata e kanë shkelur ligjin dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues. Ata, sç thuhet në vendim, nuk e kanë respektuar ligjin për greva për ta paralajmëruar atë.

“Meqë rast të lartëcekurit publikisht janë prezantuar si përfaqëswues të grevistëve duke parashtruar kërkesa në kundërshtim me lgijin, rrezikuar shëndetin, sigurinë dhe jetën e minatorëve dhe duke shkaktuar dëm material mbi 50,000 euro, këtu nuk kemi të bëjmë me grevë por me sabotim dhe keqpërdorim të drejtës në grevë”, thuhet në vendim.

Menaxhmenti i Trepçës dje publikoi disa fotografi të punëtorëve, duke i akuzuar ata se po ushqehen dhe po e sabotojnë dhe bojkotojnë punën.

Ndërsa sot u bë një javë prej kur minatorët kanë deklaruar grevën, duke kërkuar që t’i marrin pagat mujore me kohë dhe sigurimin e kushteve të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat