Qeveria mban mbledhje elektronike, ndryshon vendimin për targat e vjetra

Aktuale

Qeveria mban mbledhje elektronike, ndryshon vendimin për targat e vjetra

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 19:16
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike.

Në këtë mbledhje ajo ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.05/103 të datës 28 tetor 2022, duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” deri me 1 dhjetor 2023.

Ky ndryshim vjen si rezultat i kërkesës së madhe të shënuar së fundmi për regjistrim të automjeteve me targa RKS.

Vendim i ri, po ashtu parasheh që pas datës 1 dhjetor 2023, pronarët e mjeteve të pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri me datë 21 prill 2022, nuk do të kenë më mundësinë që këto mjete t’i regjistrojnë me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat