Ahmetaj: Çështja e Asociacionit është çelësi kyç që do t’i zbërthejë problemet

Aktuale

Ahmetaj: Çështja e Asociacionit është çelësi kyç që do t’i zbërthejë problemet

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 21:12
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se rruga e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë është tek çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ahmetaj ka thënë se propozimi i draft statutit të pesëshes evropiane, është më rëndësi të dihet përmbajtja.

“Jam shumë e sigurt se brenda marrëveshjes ka edhe pika të tjera, të cilat janë të rëndësis së vecantë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, ka thënë Ahmetaj.

“Por në vazhdimësi e kemi thënë se çështja e Asociacionit është çelësi kyç që do t’i zbërthejë problemet, apo do të hapë rrugë marrëveshjes finale mes dy palëve”.

“Jam shumë optimiste, nëse marrëveshja e tillë, pranohet a do të nënshkruhet apo jo, është pak e rëndësishme, e rëndësishme është që të pranohet dhe marrëveshja e tillë do të hapte rrugë që Kosovës t’i hiqeshin sanksionet. E rëndësishme është cila është përmbajtja e asaj marrëveshje, ende nuk është bërë publik për opinion publik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat