Minatori përlotet para deputetëve: Punët i kemi keq, leni këto mbledhje

Aktuale

Minatori përlotet para deputetëve: Punët i kemi keq, leni këto mbledhje

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Minatori i “Trepçës”, Sami Peci është përlotur sot para deputetëve të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti teksa po fliste për grevën e mbajtur tash e 8 ditë.

Ai ka theksuar se kushtet i kanë tejet të rënda.

“Minutat janë të mëdhenj, kërkese shpirtërore është hajdeni shpëtoni minatorët”, u shpreh ai mes tjerash.

“Duhet me ditë që jeta po rrezikohet, leni këto sene mbledhje…Urdhëroni, me neve, pa neve t’i nxjerrim minatorët”, ka thënë Peci derisa ka shtuar se “Jemi për kërkesa sociale se shume keq i kemi punët”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat