Osmani shpërndau pako onkologjike për gratë që janë me kancer

Aktuale

Osmani shpërndau pako onkologjike për gratë që janë me kancer

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 13:45
Foto ilustrim nga vendngjarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi Klinikën e Onkologjisë në QKUK në kuadër të përfundimit të muajit rozë.

Gjatë kësaj vizite Presidentja Osmani shpërndau pako onkologjike.

“Shpërndamë 400 pako onkologjike në fund të muajit tetor, për të nderuar gjithë ato që i kemi humbur dhe për t'i dhënë mbështetje të gjithë atyre që pp përballen me këtë sëmundje”,  tha presidentja Osmani.

"Muaji tetor finalizohet n’Jeta/Vita me shpërndarjen e 400 pakove onkologjike. Për herë të parë plotesohen te gjitha nevojat per pacientet e diagnostikuar me kancer gjiri falë mbështetjes së Presidentes Vjosa Osmani Sadriu", thuhet ë njoftimin e organizatës Jeta/Vita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat