Von der Leyen në Beograd kërkon njohjen ‘de fakto’ të pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Von der Leyen në Beograd kërkon njohjen ‘de fakto’ të pavarësisë së Kosovës

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 16:05
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vazhduar vizitën në Beograd, ndërsa pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq ka ripërsëritur qëndrimin e saj dhe të KE-së, se njohja “de fakto” e pavarësisë së Kosovës, nënkupton zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord në Ohër.

“Bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia, dhe ajo që shkon bashkë me themelimin e Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që duhet të zbatohet nga Kosovë”, tha Von der Lelyen në një konferencë të përbashkët për medie me presidentin Vuçiq.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për të sqaruar se çfarë do të thotë njohja  “de fakto” e pavarësisë së Kosovës, të cilën ajo e përmendi një ditë më parë në Prishtinë, Von der Leyen tha se kjo do t'i hapte rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe, siç theksoi ajo, “është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”.

Presidenti Vuçiq, nga ana tjetër tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje e Serbisë. “Ne e dimë se cilat janë obligimet tona nga dialogu dhe jemi të gatshëm t'i përmbushim ato”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat