Bislimi e takon ambasadorin e ri hungarez: Hungaria vend mik i rëndësishëm për Kosovën

Aktuale

Bislimi e takon ambasadorin e ri hungarez: Hungaria vend mik i rëndësishëm për Kosovën

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 16:37
Bislimi e takon ambasadorin e ri hungarez

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka pritur në takim ambasadorin e ri të Hungarisë, Bela Bozsik.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Bislimi e ka përgëzuar Bozsik dhe i ka thënë atij se “Kosova ka një partner e vend mik të rëndësishëm te Hungaria”.

“Pjesë e bisedës ishte dhe rruga përpara e rajonit drejt integrimit evropian e prosperitetit si dhe siguria e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

“Forcimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona është përkushtim dhe qëllim i përbashkët. Kosova dhe Hungaria bashkëpunojnë në shumë nisma dhe projekte të ndryshme me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat