Murati: Buxheti për arsim është rritur për 20%, për shëndetësi 25%

Aktuale

Murati: Buxheti për arsim është rritur për 20%, për shëndetësi 25%

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 16:58
Ministria i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati

Ministria i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se për vitin tjetër është rritur buxheti për fushën e arsimit për 20 për qind si dhe për atë të shëndetësisë për 25 për qind.

Murati ka thënë se nuk do të ketë ndarje partiake për komunat.

“Sa i përket fushës së arsimit edhe këtu ka një rritje të theksuar e cila kryesisht është shpërndarë në nivelin komunal”, ka thënë Murati.

“Meqenëse arsimi fillor apo parauniversitar kryesisht është kompetencë e nivelit komunal edhe këtu ka pasur pra një rritje prej 20 për qind për komplet sektorin si dhe po ashtu edhe për ShSKUK-në, pra në fushën e shëndetësisë rritja është 25 për qind e buxhetit krahasuar me vitin 2023”, ka shtuar ministri Hekuran Murati.

E sa i përket ndarjes buxhetore për komuna e Kosovës, Murati ka thënë se nuk do të ketë ndarje partiake

“Tek komunat besoj se pajtoheni që në tërësi 635 milionë euro janë për komunat dhe kjo mbështetje bëhet në proporcion me numrin e banorëve”.

Ndërsa për autostradën Prizren-Tetovë, Murati ka thënë se ekziston në buxhetin e vitit të ardhshëm, teksa tha se kjo është bërë në bashkëpunim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat