Deklarata e Dodik për “Serbinë e Madhe”, reagon Rama

Aktuale

Deklarata e Dodik për “Serbinë e Madhe”, reagon Rama

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 18:06
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së kreut të republikës Srpska, Dodik i cili tri ditë më parë tha në këtë shekull “serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm”, pjesë të së cilit, sipas tij, duhet të jenë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Përmes një statusi në platformën X, Rama shprehet se është i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së lidhur me këtë deklaratë të cilën e cilësoi të rrezikshme dhe nxitëse.

“Kanë kaluar tre ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi.

Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat