Pacolli: Ajo që po ndodh me minatorët është e patolerueshme dhe e neveritshme

Aktuale

Pacolli: Ajo që po ndodh me minatorët është e patolerueshme dhe e neveritshme

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 19:43
Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se ajo që po ndodh me minatorët është e patolerueshme dhe e neveritshme.

Sipas tij, mungesa e respektit dhe kujdesit për minatorët është e paprecedentë.

“Këtyre të fundit kjo qeveri dikur u premtoi diçka krejt tjetër.

Për këtë Qeveri lind pyetja… pse duhet të jenë minatorët viktima të mospërmbushjeve tuaja? Kërkohet një zgjidhje e menjëhershme. Djersa e minatorëve nuk mund të mëkëmbet”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat