Azemi: Shumica e qytetarëve serbë në veri i kanë marr targat RKS

Aktuale

Azemi: Shumica e qytetarëve serbë në veri i kanë marr targat RKS

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Ish-zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Emir Azemi, është shprehur se në kohën kur kanë ndodhur barrikadat, kriza e dokumenteve, targave, ka qenë një kohë krejt tjetër.

Sipas tij, tani flitet për një kohë kur gjërat kanë evoluar.

”Gjithë këta muaj ditë e javë, mund të them se e kanë ndërruar qasjen e përgjithshme qoftë politike të sigurisë edhe perceptimin e njerëzve në veri”, tha Azemi.

Azemi tha gjithashtu se zhvillimet që kanë ndodhur në veri, kanë kontribuar në atë që qytetarët e kanë kriju një bindje që tani e tutje do të funksionoj sistemi i Republikës së Kosovës.

“Është zbehë ai kundërshtimi radikal që ka qenë karshi Prishtinës dhe gjërat kanë evoluar dhe vetëm fakti që kërkesa po vjen nga poshtë- lart e vërteton këtë që po e them unë. Ndërsa numri i këtyre njerëzve që kanë mbet në këto tabela është tepër i vogël se vërehen edhe me sy në qytet”, u shpreh Azemi, për Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat