Jeta në çizmet e minatorit në nëntokë

Aktuale

Jeta në çizmet e minatorit në nëntokë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 00:48
Sami Peci

60-vjeçari, Sami Peci, minator në Trepçë ka rrëfyer jetën e tij që lidhet me gjigantin metalurgjik.

Ai ka kujtuar kohërat e rënda të kësaj miniera teksa ka thënë që do qëndrojnë stoik në grevë deri në plotësimin e plotë të kërkesave.

Nga viti 1981, çdo ditë e bën rrugën nga Rahova e Mitrovicës tek miniera e Stantërgut.

Por tash e tetë ditë, Sami Peci është ngujuar në thellësi të gjigantit Trepça.

Ai, së bashku me minatorët e tjerë po mbajnë grevë në horizontin e dhjetë të kësaj miniere për plotësim të kërkesave.

Por për 60-vjeçarin ishte e rëndë ndarja nga familjarët.

Nuk janë të kollajshme, se është moment që vjen po nuk din a del, qysh shkrun edhe jashtë, me fat.

Sikurse minatorët tjerë, edhe Samiu po kërkon shkarkimin e u.d kryeshefit, Enis Abdurrahmanit.

“Këtu pjesë pjesë rrogë t’u qitë, edhe ajo pjesa e parë qitet me vonesë. T’i qet 300-400 euro, t’i merr banka. Unë nuk e di, se kam pa kund që ka qenë në minierë, me ditë ku i punon një punëtor”, tha minatori, Sami Peci.

Ndonëse pagat tashmë janë ekzekutuar, megjithatë për Samiun si kryefamiljar është shqetësuese të rrijë me shpresë se kur do t’i del paga çdo muaj.

“Shumë vështirë është, në këto kushte është shumë vështirë. Shtrejtimet, rrogat me vonesa, me kon që është bile me rregull, e ke njëfarë llogarie pak, po tash secili ka në familje të sëmurë, të shkolluar e, vështirë është me ia dalë me këto kushte”, deklaroi Peci.

Greva e minatorëve ka filluar tash e tetë ditë.

Ata janë të vendosur të rezistojnë 800 metra në thellësi të minierës së gjigantit Trepça deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat