Vazhdon greva e minatorëve

Aktuale

Vazhdon greva e minatorëve

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 08:25
Minatori

Edhe sot është duke vazhduar greva e minatorëve të Ndërmarrjes “Trepça”.

Minatorët janë të ngujuar 800 metra nën tokë tash e nëntë ditë.

200 minatorë janë duke kërkuar që të ekzekutohen me rregull pagat e tyre, të shkrkohet menaxhmenti, të kenë kushte më të mira të punës dhe të kenë sigurim shëndetësor.

Këto edhe janë arsyet e grevës së tyre.

Përgjatë këtyre nëntë ditëve, disa minatorëve u është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Madje, disa prej tyre edhe janë bartur me autoambulancë në spital.

Gjatë ditës së djeshme, disa minatorë u priten në takim nga deputetët e Kuvendit, ku përpara tyre shprehen qartazi kërkesat që kanë dhe kushtet në të cilat punojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat