Minatorët e Artanës e ndërpresin grevën

Aktuale

Minatorët e Artanës e ndërpresin grevën

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Kombinati “Trepça” ka njoftuar se minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e kanë ndërpre grevën dhe i janë rikthyer punës.

Nga kjo kompani kanë thënë se ky është një vendim i drejtë dhe i duhur nga minatorët dhe punëtorët e minierës së Kishnicës dhe Artanës.

“Minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës.

Vendim i duhur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat