Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq pas plagosjes në Vushtrri

Aktuale

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq pas plagosjes në Vushtrri

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 10:19
Liridon Musliu

I riu, Liridon Musliu, që u plagos mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas njoftimit të familjes, atij do t’i jepet sot lamtumira e fundit.

Familjarë, miq e të afërm do të mblidhen sot në ceremoninë mortore, e cila do të mbahet në orën 15:00 në varrezat e fshatit Klinë e Poshtme.  

Ndryshe, pesë personat që po dyshohen se janë përfshirë në këtë rast tashmë ndodhen në ndalim policor. Ndaj tyre, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

I dyshuari kryesor lidhur me rastin është Jetmir Sinani, 24-vjeçar, i cili po hetohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, teksa katër të arrestuarit e tjerë, po dyshohen për veprën “Pjesëmarrje në rrahje”.

Media ka mësuar se përveç të dyshuarit Edin Beka, emri i të cilit u zbulua natën kritike, tre personat e tjerë që janë ndaluar për 48 orë janë Valdrin Qerimi, Baton Kutllovci dhe Ylli Mustafa – të cilët fillimisht janë marrë në pyetje si dëshmitar e më pas ndaj tyre janë ngritur dyshime për përfshirje në rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat