A dekonspirohet FIT-i me protestë? Ja çka thotë eksperti Ibishi

Aktuale

A dekonspirohet FIT-i me protestë? Ja çka thotë eksperti Ibishi

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 11:19
Nuredin Ibishi

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, FIT, në mesditë do të protestojë para Qeverisë së Kosovës për të kundërshtuar nivelin e shtesës së rrezikshmërisë të vendosur nga ekzekutivi.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se aty sot nuk pritet që të jenë të gjithë pjesëtarët e kësaj njësie në mënyrë që të mos dekonspirohen.

“Kjo protestë nuk do të jetë bojkot, por shprehje e pakënaqësisë. Në protestë nuk do të jenë të gjithë pjesëtarët e njësisë, por një pjesë e tyre, potencialisht ata që janë në ditë pushimi, sepse policia, ushtria nuk kanë të drejtë të mbajtjes së grevës. Kjo nuk është grevë, nuk është bojkot”, është shprehur Ibishi.

“Ata që mund të jenë në detyrë nuk kanë të drejtë që të qëndrojnë shumë gjatë në protestë sepse duhet të jenë në dispozicion”.

Duke qenë se FIT-i është njësi elitare, si rrjedhojë nuk dihet as numri i pjesëtarëve që e përbëjnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat