Vrasja në Vushtrri: Të dyshuarit dalin para gjykatës, ky është vendimi për masën e sigurisë

Aktuale

Vrasja në Vushtrri: Të dyshuarit dalin para gjykatës, ky është vendimi për masën e sigurisë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 19:18
Jetmir Sinani dhe Edin Beka, dy të arrestuarit për vrasjen e Fatos Zenunit, në Vushtrri

Një konflikt mes dy grupesh të rinjsh mbrëmjen e së dielës në Vushtrri përfundoi tragjikisht, me vrasjen e 27-vjeçarit Fatos Zenuni. Por numri i të vdekurve shkoi në 2 pasi edhe njëri nga të plagosurit që po trajtohej në QKUK humbi jetën. Të dyshuarit janë ndaluar dhe të njëjtit kanë dalë para gjyqtarit t/ procedurës paraprake.

Seanca është mbajtur dje, ku ndaj Jetmir Sinanit – të dyshuarit kryesor është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa të dyshuarit Edin Beka, Valdrin Qerimi dhe Ylli Mustafa kanë përfunduar në arrest shtëpiak.

Sinani po hetohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, teksa të dyshuarit e tjerë, po dyshohen për veprën “Pjesëmarrje në rrahje”.

Cili është motivi i vrasjes?

Pesë personat që ranë në prangat e Policisë tashmë ndodhen në  ndalim policor. I dyshuari kryesor lidhur me rastin është Jetmir Sinani, 24-vjeçar, i cili po hetohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, teksa katër të arerstuarit e tjerë, duke përfshirë edhe Edin Bekën, po dyshohen për veprën “Pjesëmarrje në rrahje”.

Palët e përfshira, të ndara në dy grupe fillimisht janë rrahur mes vete dhe motivi dyshohet se lidhet me një rast të mëhershëm, pra një përleshje që dyshohet se kishte ndodhur në mes tyre, por që nuk kishin arritur t’i qëronin hesapet.

Edhe në konfliktin që kanë pasur më parë, viktima dhe shokët e tij kanë qenë të përfshirë në njërën anë dhe në anën tjetër i dyshuari që e vrau bashkë me shokët e tij, disa prej të cilëve janë arrestuar për përleshjen e mbrëmshme.

Siç mëson gazeta pasi Faton Zenuni u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i vdekur në vend, shokët e tij, që ndodheshin bashkë me të në momentin kritik dyshohet se janë larguar me disa vetura dhe tashmë po kërkohen nga Policia.

Policia në koordinim me prokuroren e rastit janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar prova që zbardhin rrethanat e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat