Thuaje një vepër të Kurtit po ska – Matoshi duke bërtitur, Gashi: ‘Je shurdhu, mos bërtit’

Aktuale

Thuaje një vepër të Kurtit po ska – Matoshi duke bërtitur, Gashi: ‘Je shurdhu, mos bërtit’

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 21:23
Blerim Gashi

Në emisionin “Politiko”, duke debatuar rreth protestës së sotme të njësisë për reagim të shpejtë (FIT), analisti Blerim Gashi ka thënë se reagimi i qeverisë ishte i duhur por që puna duhet të vazhdojë me kujdes sepse është sensitive.

Gashi tutje tha që në Kosovë sindikalistët mund edhe të instrumentalizohen dhe të protestojnë.

Pas kësaj deklarate  të Gashit ka reaguar ashpër Matoshi duke e pyetur Gashin se ku kanë shkuar 8 miliardë euro nga 3 buxheta.

“Kush ka mbet, thuma një sektor që ka mbet pa greva, ku kanë shkuar 8 miliardë euro buxhet për tri vite thuma veq një vepër të Kurtit dhe unë ta jap dorë”, tha Matoshi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat