"Trepça duhet të falimentojë" - Buzhala: U shndërrua në një kompani që po e gërryen buxhetin e Kosovës

Aktuale

"Trepça duhet të falimentojë" - Buzhala: U shndërrua në një kompani që po e gërryen buxhetin e Kosovës

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Gazetari Viktor Buzhala në emisionin “Politiko” ka komentuar grevën e minatorëve në Trepçë.

Sipas tij, faji i vetëm sa i përket Trepçës është qeverisja e 23 viteve e cila nuk ka pasur vizion për ta menaxhuar minerën.

“Nëse ka një institucion që mund të lavdërohen qeveritë e kaluara atëherë është Policia e Kosovës, ndërsa nëse ka një institucion që qeverisjet e kaluara duhet të turpërohen atëhere padyshim që është ‘Trepça’, vetëm e kanë vjelë, nuk kanë pasur pikë vizioni si ta aktivizojnë dhe minatori del aty dhe thotë ne e duam punën tonë por çfarë mbivlere po krijon tash e 23 vite.

 Unë mendoj që menaxhmenti nuk ka pikë faji këtu por këtu ka fajë qeverisja 23 vjeçare që ka qenë pa pikë vizioni, ‘Trepça’ është shndëruar në një kompani që vetëm po e gërryen buxhetin e Kosovës sepse aty nuk krijohet fitim tash e 23 vite vetëm humbje dhe djersa e minatorëve po shkon dëm prandaj Trepça duhet të falimentoj”, tha ai në Kanal10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat