Ish-kryediplomatja greke që do ta shkruajë raportin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, takohet me Osmanin

Aktuale

Ish-kryediplomatja greke që do ta shkruajë raportin për anëtarësimin e Kosovës në KiE, takohet me Osmanin

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 10:17
Pamje nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis.

Komiteti për çështje politike dhe demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës e ka caktuar ish-kryediplomaten greke si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Detyra e Bakoyannis do të jetë të bëjë raportin.

Ajo shkon në seancë plenare pasi ta marrë raportin nga dy juristët eminentë që tashmë janë caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat