Me ftesë të Baerbock-ut, Gërvalla-Schwarz udhëton drejt Berlinit

Aktuale

Me ftesë të Baerbock-ut, Gërvalla-Schwarz udhëton drejt Berlinit

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 10:51
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz do të udhëtojë për në Berlin.

Me ftesë të ministres së jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, Gërvalla-Schwarz do të marrë pjesë në Konferencën Ministrore Evropiane në Berlin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ministrja, raporton Indeksonline.

Ajo ka thënë se në këtë konferencë do të angazhohet për të promovuar përkushtimin e Kosovës në rrugën evroatlantike.

“Angazhimi në diskutime për një Union… më të madh dhe më të fortë, me fokus të veçantë në theksimin e përkushtimit të fuqishëm të Kosovës në rrugën evroatlantike”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz në llogarinë zyrtare të saj në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat