Gërvalla nga Berlini kërkon dënim të ashpër nga BE-ja për agresionin e 24 shtatorit

Aktuale

Gërvalla nga Berlini kërkon dënim të ashpër nga BE-ja për agresionin e 24 shtatorit

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 18:21
Donika Gërvalla-Schwarz

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në konferencën ministrore në Berlin ku moto e saj ishte “Union më i madh, më i fortë”.

Ajo në takimin e përbashkët me ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së ka folur për sukseset e Kosovës, por edhe sfidat.

Ndër të tjera, kryediplomatja ka njoftuar homologët evropianë  për përpjekjet e vazhdueshme për destabilizimin e Kosovës si dhe ka folur për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zvecanit.

“Ajo kërkoi dënim të ashpër nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij dhe vuri në pah faktin që siguria e kontinentit evropian do të duhej të zinte vend të rëndësishëm në të gjitha debatet rreth zgjerimit të BE-së”, thuhet në kumtesë.

Derisa për zgjerimin e BE-së, ajo ka theksuar se duhet bazuar në vlerat dhe parimet e mirëfillta evropiane dhe se Kosova është e gatshme dhe e përgatitur për të ecur me seriozitet rrugës së saj euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat