Kastrati: Njësitë elitare të Policisë mund të qëndrojnë me muaj në terren nëse iu kërkohet

Aktuale

Kastrati: Njësitë elitare të Policisë mund të qëndrojnë me muaj në terren nëse iu kërkohet

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 21:34
Kadri Kastrati

Sa herë që vendi është në rrezik, ata janë në vijën e parë.

E të parët për intervenim ishin edhe më 24 shtator në fshatin Banjskë.

Për disa ditë me radhë, këta pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës kanë qëndruar në male.

E për të ruajtur sigurinë në vend, të njëjtit punojnë nga 24 deri në 48 orë.

Shprehi të njëjta të punës në bazë të detyrave që kryejnë kanë edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.

Madje sipas njohësit të sigurisë, Kadri Kastrati këto njësi elitare të policisë mund të qëndrojnë edhe me muaj në një terren kur iu kërkohet.

Mendim të njëjtë me Kastratin ka edhe njohësi i sigurisë, Fatmir Çollaku.

Në lidhje me pakënaqësitë e tyre, për dy ditë me radhë, njësitë elitare të policisë së Kosovës vendtakim e patën Qeverinë për protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat