Historiani britanik: Vetëm shqiptarët dhe grekët janë të lashtë në Ballkan

Aktuale

Historiani britanik: Vetëm shqiptarët dhe grekët janë të lashtë në Ballkan

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 21:52
Noel Malcolm

Historiani i shquar britanik Noel Malcolm, i cili njihet si një ndër studiuesit më serioz të historisë shqiptare dhe si autor i librit “Kosova, një histori e shkurtër”, tha se vetëm shqiptarët dhe grekët janë të lashtë në Ballkan.

Ai tha se “në rastin e shqiptarëve, me përjashtim të grekëve, ata janë populli i vetëm në Ballkan që ka prejardhje të qartë nga civilizimi para-romak, nga shoqëritë para-romake, në këtë rast, siç thatë ju, dardanët ishin degë e ilirëve”.

“Përmes Perandorisë Romake, tokat shqiptare e morën Krishterimin në një fazë shumë të hershme. Përmes saj, gjuha shqipe mori shumë elemente të fjalorit që vijnë nga latinishtja. Kjo ka rëndësi të madhe simbolike, dhe, natyrisht, unë nuk jam arkeolog. Interesimi im për historinë vërtet fillon për periudhën pas Perandorisë Romake, me Mesjetën, me periudhën osmane, por mendoj se është shumë e rëndësishme për secilën shoqëri që ta dijë prejardhjen e vet nga periudha sa më të vjetra të mundshme.

Natyrisht, në rastin e shqiptarëve, me përjashtim të grekëve, ata janë populli i vetëm në Ballkan që ka prejardhje të qartë nga civilizimi para-romak, nga shoqëritë para-romake, në këtë rast, siç thatë ju, dardanët ishin degë e ilirëve. Prandaj, kjo është çështje tepër e rëndësishme dhe jam i sigurt se arkeologët dhe historianët e antikitetit do t’i analizojnë me shumë kujdes nënkuptimet e kësaj”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat