Rrustem Mustafa ftohet përsëri nga Gjykata Speciale

Aktuale

Rrustem Mustafa ftohet përsëri nga Gjykata Speciale

Nga: N. Sh. Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 22:59
Rrustem Mustafa

Ish-Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa - Remi, është ftuar edhe një herë për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Kështu kanë deklaruar burimet e gazetës "Bota sot".

Sipas burimit të Gazetës, nëse nuk paraqitet Mustafa mund të arrestohet.

Mustafa do të intervistohet në premten nga ora 09:00 në objektin e EULEX-it në Zonën Industriale.

Herën e fundit ai është intervistuar më 13 shtator me ç’rast edhe i ishte konfiskuar telefoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat