Deputetja e PDK-së: Kurti është i obliguar të informojë qytetarët se çka ka pranuar në Bruksel

Aktuale

Deputetja e PDK-së: Kurti është i obliguar të informojë qytetarët se çka ka pranuar në Bruksel

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 23:44
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka folur për raportimin e nesërm të kryeministrit Albin Kurti para Kuvendit, pas takimit të fundit në Bruksel.

Ajo tha se është në interes të qytetarëve që të dinë se çfarë drafti të asociacionit ka pranuar Kurti.

“Opozita ia ka bërë një festë kryeministrit që të raportojë. Është edhe një rezolutë që e obligon para dhe pas çdo takimi në dialogun Kosovë-Serbi t’i raportojë Kuvendit. Ne nuk dimë asgjë rreth draftit të Asociacionit që e ka pranuar. Është e pakuptimtë që para se të informojë deputetët ai I ka takuar ambasadorët. Ka pasur dakordim të shefave të grupeve parlamentare. Unë mendoj se kryeministri është dashur të vij vet të raportojë. Nuk e di nëse do të vijë apo jo, por ka pasur një dakordim në Kryesi. Është domosdoshmëri që Kuvendi të informohet. Kanë kaluar disa ditë që ende nuk e dimë për çka bëhet fjalë.”, tha ajo.

Deliu tha se qytetarët duhet ta dinë se cilat janë kopmetencat e asociacionit dhe cili është pozicioni i Kosovës.

“Nuk kemi qartësi se çfarë ka ndodhur në Bruksel.”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat