Kusari-Lila: Minatorët kanë ndërprerë grevën, kanë dalë nga miniera në ora 02:00 të mëngjesit

Aktuale

Kusari-Lila: Minatorët kanë ndërprerë grevën, kanë dalë nga miniera në ora 02:00 të mëngjesit

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 08:36
Minatorët e Trepçës

Minatorët e Trepçës kanë ndërprerë grevën pas 11 ditësh.

Lajmin e ka konfirmuar anëtarja e Komisionit për Ekonomi, Mimoza Kusari-Lila.

“Greva është ndërprerë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Të gjithë grevistët kanë dalë nga miniera sot në ora 02:00 e mëngjesit”, deklaroi ajo.

Grevistët për 11 ditë kanë qëndruar në minierë, duke kërkuar që kërkesat e tyre të plotësohen.

Për gjatë këtyre ditëve, shumë grevistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat