Historia e pajtimit të gjaqeve në Kosovë - a e keni ditur që idenë për pajtimin e gjaqeve e dha një grua?

Aktuale

Historia e pajtimit të gjaqeve në Kosovë - a e keni ditur që idenë për pajtimin e gjaqeve e dha një grua?

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 10:27
Riza Krasniqi

Në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90, Kosova ndodhej në një periudhë të vështirë të tensioneve etnike dhe politike. Ndërsa shqiptarët kërkonin lirinë dhe të drejtat e tyre, situata ishte e komplikuar nga ndikimi i qeverisë serbe dhe konfliktet që shpërthyen në rajon.

Në një moment të tillë të turbullt, një lëvizje e pazakontë për pajtimin e gjaqeve nisi të mblidhte popullin shqiptarë për të diskutuar dhe ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve.

Kjo lëvizje u frymëzua nga një grua e guximshme, Hava Shala, e cila përfshiu një rol të rëndësishëm në fillimin e kësaj iniciative. Ajo shpërndau frymën e pajtimit dhe të harmonisë fetare në një kohë kur tensionet ndëretnike ishin të larta.

Për këtë ka folur profesori Riza Krasniqi.

Krasniqi gjatë bisedës tha se gjaqet janë falë për një Kosovë të lirë.

“Për pajtimin e gjaqeve ato vite, unë kam pasur fat që kam qenë prej pajtimit të parë në Raushiq, që ka ndodhë më dhjetë shkurt 1990 dhe atë ditë ishim diku 21 vetë. Pas 80 ditësh, më 1 maj janë grumbulluar gjysmë milioni njerëz”, tha ai.

Krasniqi tha se pak kush e din që për ato pajtime ideja ka qenë nga një femër, Hava Shala.

“Njeriu i parë me të cilin Hava Shala ka biseduar për pajtime ka qenë Myrvete Dreshaj. Domethënë femrat janë ato që e kanë fillu, që e kanë dhënë iniciativën. Femrat janë ato që kanë qenë…”, u shpreh ai.

Profesor Krasniqi gjithashtu theksoi se: “Pajtimi i gjaqeve i kishte tri shtylla kryesore: ishte roli i femrës, ishte harmonia fetare dhe ishte ndershmëria e udhëheqjes”.

Më poshtë shikoni videon e plotë, ku profesori Krasniqi tregon dhe një rrëfim të dhimbshëm të nënës që ia fali gjakun e djalit të vogël të cilin ia kishin vrarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat