“Etjen për para po duan ta kthejnë në pandemi”, Feraj i VV kritikon fort opozitën

Aktuale

“Etjen për para po duan ta kthejnë në pandemi”, Feraj i VV kritikon fort opozitën

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:27
Albin Kurti dhe Hysamedin Feraj

Hysamedin Feraj i VV, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar opozitën se 'etjen për para' po përpiqet ta kthejë në pandemi popullore.

Në fakt, ky shkrim vjen pas protestës së njësisë më elitare të Policisë së Kosovës dhe grevës së minatorëve, e cila sot ka përfunduar.

"Etjen e vet për pará opozita e Kosovës po përpiqet ta kthej në pandemi popullore.

Për pará japim gjithçka, moral, dije, atdhe, territor, sovranitet... Edhe jetën!

Po ju zbulojmë "vlera" që nuk e dinit që i keni.

Po japim edhe njëfarë ndihme për Izraelin: kalon në vend të dytë stereotipi ndërkombëtar për "çifutin"!", ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat