Boletini: Nga 12 rekomandime të auditorit, 8 janë zbatuar

Aktuale

Boletini: Nga 12 rekomandime të auditorit, 8 janë zbatuar

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 12:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, po shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2022.

Anëtarja e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Arta Berisha tha se Bordi është zotuar të zbatojë të gjitha rekomandimet e RTK-së. Ajo tha se çështja e programeve dhe emisioneve në RTK, i takon stafit të mediumit publik.

Deputeti Visar Korenica tha se këtu janë për të diskutuar dhe për të dhënë rekomandime që të ketë përmirësim të gjendjes në RTK. Ai u interesua për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me funksionimin e RTK-së, duke përfshirë edhe çështjen e marketingut.

Kurse deputetja Albana Bytyqi, foli për peticionin që është nënshkruar nga 360 punëtorët e RTK-së.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, njëherit anëtar të Komisionit, u interesuan për gjetjet e raportit të ZKA-së.

Anëtarja e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Albulena Mehmeti, tha se pas pasur progres në RTK, duke u bazuar edhe në raportin e ZKA-së. Ajo përmendi rekomandimet e ZKA-së që kanë filluar të zbatohen.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, tha se raporti i ZKA -së është shumë i rëndësishëm për të përmirësuar situata në RTK. Ai tha se e kanë mirëpritur këtë vit këtë raport dhe ndihmon në përmirësim të situatës në transmetuesin publik.

I pari i bordit theksoi e ka përmirësim në RTK. “Nga rekomandimet e ZKA që janë 12 rekomandime, 8 prej tyre tani janë zbatuar në plotëni, kurse për 4 prej tyre po punojmë. Sfidë e madhe është prona dhe borxhet, që janë sfiduese për neve, e që nuk është në dorën tonë”, theksoi Boletini.

Për pronën tha se ka pasur takime dhe ende nuk ka ndonjë epilog për këtë çështje. Ai bëri me dije se RTK nuk paguan qera për AKP-në. Ai ka sqaruar se nuk ka pasur qëllim të vijë në takimin e kaluar të komisionit dhe nuk i ka ikur përgjegjësisë për të raportuar në këtë komision.

Deputeti raportues për këtë raport, Hajdar Beqa ka folur për raportin e auditimit për RTK. Ai ka paraqitur një përmbledhje të ZKA-së për pasqyrat financiar të RTK-së të gjeturat e tij. “Raporti për pasqyrat financiare për 2022 ka rezultuar me 12 rekomandime”, tha ai.

Kryetarja e Komisionit, deputetja Hykmete Bajrami tha se RTK-ja nuk është e vetme që ka punuar në kontrata një burimore.

Kurse drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Shkumbin Ahmetxhekaj, për kontratat që janë bërë në RTK konsiderojnë që janë të drejta. “Procedura ka qenë transparente, nuk mund t’i thuash një agjencie ndërkombëtare të hyjë një tender”, tha ai.

Për gjetjet që e ZKA-së, Ahmetxhekaj tha se ka përmirësim dhe beson se në këtë vit do të ketë përmirësim të dukshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat