Publikohet ftesa e Gjykatës Speciale dërguar komandant Remit

Aktuale

Publikohet ftesa e Gjykatës Speciale dërguar komandant Remit

Nga: N. Sh. Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 15:11
Remi

Gazeta "Bota sot", ka raportuar mbrëmë se Gjykata Speciale i ka bërë ftesë ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, që të paraqitet për intervistim.

Isht sot vet Remi, i cili e ka konfirmuar se është ftuar edhe një herë për intervistim nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Ai ka thënë se dy ditë më parë ka pranuar ftesën për t’u intervistuar sot, mirëpo dje pasdite, atij i është konfirmuar nga ZPS-ja se intervistimi i tij është anuluar.

Ndërsa sot, Gazeta ka siguruar dokumentin, ftesën e Gjykatës Speciale për komandant Remin.

Postimi i plotë i Remit:

Të dashur miq!

Në mbrëmjen e dt. 1.11. 2023, nga zyrtarët e dhomave të veçanta të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kam pranuar një ftesë për t’u intervistuar sot, me 3.11.2023, në ora 09:00.

Në ndërkohë, po nga të njëjtit zyrtarë, dje pasdite, fillimisht përmes një thirrjeje telefonike dhe pastaj një sms-je dhe email-i, m’u konfirmua se intervistimi im nga ZPS-ja është anuluar.

Të dashur e të nderuar miq,

Në lidhje me këtë çështje dua ta konfirmoj edhe një herë përcaktimin e përkushtimin tim.

Si në të kaluarën ashtu edhe sot, por edhe nesër e kurdo që është nevoja, jam i gatshëm për të dhënë kontributin tim në favor të drejtësisë.

Lufta e UÇK-së ka qenë luftë mbrojtëse dhe çlirimtare, ashtu siç thonë edhe miqtë ndërkombëtarë.

Luftë më të drejtë dhe më të pastër (për aq sa, pastërtinë e tillë e mundosojnë rrethanat e luftës) nuk njeh historia e njerëzimit.

Jam me fat që kam qenë njëri nga protagonistët e kësaj lufte, dhe të vërtetën e saj jam i gatshëm ta mbroj në çfarëdo cilësie.

Falë luftës së UÇK-së, jo vetëm Kosovës por edhe rajonit, i është hapur rruga e integrimit në familjen evropiane, aty ku e kemi vendin ne si komb dhe si shoqëri.

Me nderime!

Rrustem Mustafa

Image
Ftesa

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat