Kurti-Colangeli diskutojnë për projektet në zbatim të BERZH-it në Kosovë

Aktuale

Kurti-Colangeli diskutojnë për projektet në zbatim të BERZH-it në Kosovë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 16:34
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Mjedisit, Liburn Aliu, kanë pritur sot në takim drejtorin për Rajonin e Ballkanit Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Matteo Colangeli.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, projektet që janë në zbatim e sipër me mbështetje të BERZh-it, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit me theks në fushën e mjedisit, energjisë së ripërtëritshme dhe efiçiencës energjetike.

Kurti veçoi rëndësinë e projektit të hekurudhës Prishtinë-Durrës jo vetëm për lidhjen ndërmjet dy vendeve, por edhe për Rrjetin e Transportit Trans-Evropian.

Ai falënderoi BERZh-in për mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucioneve të Kosovës dhe zhvillimin e projekteve, si dhe shprehu falënderimin e tij për rritjen e përfshirjes së kësaj Banke në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme si forca shtytëse për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat