​Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në veri do të punojnë edhe sot

Aktuale

​Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në veri do të punojnë edhe sot

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 30 tetor 2023, për lejimin e regjistrimit të veturave nga targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS nga data 1 nëntor 2023 deri me 1 dhjetor 2023, është shtuar fluksi i qytetarëve, të cilët po i konvertojnë targat në RKS.

Për këtë qëllim, për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme njofton që sot, e shtunë, do të punojnë Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore.

Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët e komunitetit serb që të shfrytëzojnë mundësinë e regjistrimit të veturave me targa RKS.

Kjo duke shfrytëzuar edhe lehtësirat financiare sipas vendimit të Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat