“Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”, ja çka thonë drejtuesit fetarë dhe qytetarët

Aktuale

“Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”, ja çka thonë drejtuesit fetarë dhe qytetarët

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 14:46
“Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”

Përfaqësues të Ipeshkvisë së Kosovës, hoxhallar, sheh dhe qytetarë kanë komentuar krijimin e këshillit iniciues për formimin e të ashtuquajturës “Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”.

Disa thonë se iniciatorët janë kontrovers e qesharak, të tjerët thonë se secili ka të drejtë të vendos se çka beson. Megjithatë, ka edhe qytetarë që publikisht thonë se do të anëtarësohen në këtë lëvizje.

Iniciativa për formimin “Lëvizja për braktisjen vullnetare të fesë islame”, u promovua më 20 tetor në Deçan, ku kanë mbajtur fjalime edhe disa nga të pranishmit. E që nga ajo ditë kanë nis debate, akuza e kundër akuza ndaj kësaj iniciative dhe sidomos islamit radikal.

Hoxhë Fadil Musliu, tha se pretendimi i tyre për braktisjen e fesë islame, është duke dëshmuar se janë grup i organizuar kundër fesë islame.

“Ndërsa kjo iniciativa e fundit, kjo lëvizja e fundit për braktisjen masive të fesë islame, është e çuditshme pak sepse është bërë publikisht, pastaj kanë zgjedh mjetet e informimit, rrjetet sociale dhe e kanë publikuar veten, njerëz që shumica prej tyre të panjohur në masë edhe në qytetet. Dhe ajo që është edhe më qesharake pretendimi i tyre për braktisjen masive të fesë islame sepse janë edhe shumë kontrovers, ca prej tyre deklarohen, janë kundër të gjitha fejeve, disa prej tyre se janë për braktisjen e islamit radikal, të tjerët e islamit dhe ortodoksizmit serb, të tjerët thirren se nuk kem nevojë për asnjë fe, feja jonë është shqiptaria.

Që për mua këta njerëz sikur edhe pse ishin pleq si me qenë adoleshëntë…. Unë po iu them sinqerisht nuk besoj që kanë qenë në fenë islame asnjë prej tyre, ne nuk e kemi pas në xhamia tona, asnjë nuk kemi pas besimtarë të devotshëm, besimtarë të denjë asnjë nuk ka qenë. 08:36 Thënia e tyre edhe aty po mundohen të keqpërdorin thënien, feja e shqiptari është shqiptaria nuk qëndron, feja e shqiptari është islami dhe kriteshterizmi”, tha Musliu.

Musliu tha se grupet e tilla provokojnë besimtarët.

“Ata kështu me provokuar masën dhe janë jo të sinqertë kanë hipokrizi shumë dhe janë jo të sinqertë, kanë hipokrizi shumë se qëllimi tyre nuk është me pas asnjë fe, po me pas vetëm shqiptarizmin, qëllimi tyre është mos me pas islam se po ia u nxjerr goja nganjëherë rata që e kanë brenda po e qesin…. I lusë besimtarët myslimanë që të mos mallkojnë se unë po i shoh nga po ka edhe deklarata e njerëzve, dikush po thotë Zoti qafen ua theftë, e dikush po thotë janë të paguar nga Serbia, nuk besoj që janë të paguar, besoj që i pengon islami”, tha Musliu.

Në lidhje me iniciativën për largimin nga feja islame, sheh Bedri Osmanollaj thotë se njerëzit mund të zgjedhin se çka vet ata dëshirojnë. Sipas tij, grupet e organizuara me qëllime fetare, nuk janë të duhura dhe se shteti duhet të ndërmarrë masa ndaj këtyre grupeve.

“Jemi në shekullin XXI dhe mendimet e secilit janë ashtu siç ia donë zemra dhe shpirti. Me rendësi është që ne flasim shqip dhe jemi të një trungu, kjo është me vlerë, grupi në Deçan e ka mendimin e vet, edhe ata me siguri të vetëdijshëm e çfarë po bëjnë, por neve nuk jemi në kohën që të jemi të përçarë. .. Besimin në Zot askush nuk mundet me të ndaluar, secili beson ashtu siç i thotë zemra dhe shpirti…

Pavarësisht se ju e dini që në Kosovë ka pas disa rryma, gjëra tjera, por hoxhallarët tipik shqiptarë dhe priftit tipik shqiptarë, këta kurrë nuk e kanë pas problem. Ka rryma të padëshirueshme që i dimë ne por mendoj se me kalimin e kohës, shteti do të merr parasysh, që shteti jonë mos të ketë kësi lloj probleme fetare… Qytetarët e dinë çka është për qëllimi, lutem që këtu nuk është ndonjë dorë e zgjatur sikur ne jemi mësuar, nuk është ndonjë dorë e zgjatur e agjenturave të huaja që neve të na përçajnë, nuk kemi nevoje për përçarje”, tha Osmanollaj

Ndërkaq, ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji u shpreh se çështja e fundit ndaj fesë islame nuk i takon por se njerëzit nuk mund të gjykohen se çka zgjedhin ata.

“Mendoj se nuk është çështje e jona që të deklarohemi për këtë çështjeje por ne kemi tre fjali, mund t’i them, e para çështje e drejtë e çdo peroni të shpalos ndërgjegjen e vet. Askush nuk është i detyruar të bëjë diçka çka nuk donë, e dyta askush nuk ka të drejtë të fyejë atë çka nuk e donë dhe e treta nëse dikush e mendon që ne jemi vetëm për popullin dhe për Zotin në këtë vend, nuk jemi për diçka tjetër. Nuk jemi as me gjykuar, as me vlerësuar, thjeshtë respektojmë mendimin e të gjithëve, secili ka të drejtë mendimin e ndërgjegjes së vet”, tha Gjergji.

Mendime për iniciativën që u promovua në Deçan, kanë edhe qytetarët. Jakup Bellaqa nga Prishtina, tha se përkrah fenë islame dhe se mesazhet e njerëzve kundër kësaj feje, nuk duhet të merren parasysh.

“Nuk duhet të merren parasysh sepse nuk është në rregull, feja të afron me Zotin, feja tregon të vërtetën dhe njerëzit që nuk besojnë në Zot mos të kem punë me ata…00:38 Numër një është besim në Zot sepse gjithë librat e shenjta, islami është feja më e fundit dhe që është vulos të gjitha fetë”, tha Bellaqa.

Po ashtu, Sedat Berisha u shpreh se grupet e njerëzve të tilla, janë të paguara nga shtete të tjera, të cilat bëjnë përçarje në fenë islame.

“Mendoj se janë të paguar nga shtete jashtëm të cilët dëshirojnë të bëjnë përçarje në fejën islame, mendoj se ata njerëz duhet te arrestohen nga policia e Kosovës dhe institucionet e Kosovës të marrin diçka më të rëndësishëm, sepse feja islame është e vetmja e pranuar tek Allahu” tha Berisha

Qytetari nga Prizreni, Eduard Kolgjeraj tha se mbështet iniciativën e Deçanit dhe do të anëtarësohet në të.

“Dashtë Zoti realizohet por prej frikës prej Ternavës dhe Dodë Gjergjit se siç dihet e dinë e gjitha bota që ndikimet e jashtme, iniciativë shumë e bukur sot para gjithë kamerës anëtarësohemi, feja e shqiptarit është shqiptaria”, tha Kolgjeraj.

Se çdo njeri mund të zgjedh cilën do fe që dëshiron e thotë edhe Ramë Ninaj.

“Nuk ka nevojë askush me na imponuar këto gjera, që po i bëjnë për çështje interesi. Na jemi shqiptarë edhe feja jonë është shqiptaria, nuk ka rëndësi ku beson e ku nuk beson, vetëm në flamur në komb dhe gjuhë”, u shpreh Ninaj.

Saim Tahiraj nga Lëvizja për braktisjen e fesë islame tha se ka mobilizim në mbarë vendin për t’iu bashkuar nismës së tyre.

Tahiraj tha se feja islame “po shkatërron gjithçka shqiptare”.

Ndërsa përfaqësuesi tjetër i kësaj lëvizjeje, Arbër Gashi, tha se janë bërë “5-6000 muslimanë më pak”.

“Ka qendra edhe nëpër krejt Kosovën që janë duke u mobilizuar që jo ta luftojnë islamin, por të largohen përfundimisht nga ky islam politik që ka shkatërru gjithçka që është shqiptare”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat