Fatmir Limaj: Deputetët tanë nuk kanë ide se si ndërtohet shteti

Aktuale

Fatmir Limaj: Deputetët tanë nuk kanë ide se si ndërtohet shteti

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 21:40
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Sofra e Saliut” në dtv ka folur për kohën kur ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

Limaj shprehet se në Kuvend ka ndodhur me muaj nuk ka dalur që të flas, mirëpo shton se në Kuvend duhet të flitet kur ki me thanë diçka.

Ai shton se marrëdhëniet mes kolegëve deputet, ka përplasje politike dhe kjo duhet të ndodhë kur ballafaqohen idetë.

“Duhet me kuptua se në Parlament duhet të çohen njerëzit e aftë dhe të pjekur, se të marrin në qafë”, thotë Limaj.

Ai flet tutje për grevën e minarotrëve, ku kritikon deputetët se qysh ndërtohet shteti.

“Prandaj shohim situata të çuditshme, sepse në Kuvend janë disa njerëz që i mungojnë Kuvendit të Kosovës”, duke paralajmëruar se do të kthehet në Kuvend në zgjedhejt e ardhshme.

Limaj thotë se kemi burra e gra që mundohen me ba opozitë, por opozitë të organizaur nuk kemi në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat