Hovenier takohet me Qerkinin: Kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve

Aktuale

Hovenier takohet me Qerkinin: Kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:05
Foto nga takimi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është takuar me kryetarin e shoqatës “Zëri i Prindërve” Bajram Qerkinin.

Hovenier ka përsëritur thirrjen që të kapërcehen dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet.

“Jam i nderuar të takohem sot me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe të dëgjoj për punën e tyre të rëndësishme.

Ne përsërisim thirrjen tonë për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet. Kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve”, shkroi ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier në platformën X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat